Shuhet në moshën 84-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Mimika Luca

Feb 21, 2023 | 12:42
SHPËRNDAJE

Shuhet në moshën 84-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Mimika Luca. Lajmi bëhet me dije nga burime për News 24.

71

Luca ishte bashkëshortja e aktorit tjetër të mirënjohur shqiptar Ndrekë Luca.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe djali i saj Gjergj Luca, i cili njofton se nëna e tij do të përcillet në banesën e fundit nesër në orën 12:00.

“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00. Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00 Në Varrezat e Sharrës”, shkruana ai.

Kush ishte Mimika Luca

Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937. Luca interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet, etj.

Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura