Shuhet matematicieni i filmit “A beautiful mind”, zhvilloi teorinë e lojës (FOTO/VIDEO)

May 24, 2015 | 18:33
SHPËRNDAJE

Ka nderruar jete prej nje aksidenti me makine matematicieni amerikan me fame, John Nash. Ai eshte i njohur pasi historia e tij u shndërrua në film. Nash ishte në qendër të “A beautiful mind”, fitues edhe i çmimir Oscar.

 

Sipas BBC-se, Nash po udhëtonte me një taksi bashkë me gruan e tij Alicia, në New Jersey kur ndodhi aksidenti.

Nga perplasja mesohet se ka nderruar jete edhe bashkeshortja e tij.

Raportet e para te policise flasin se shkak i vdekjes ka qene fakti qe John dhe Alicia nuk kishin vënë rripat e sigurisë në momentin kur ndodhi aksidenti.

Nash dhe bashkeshortja e tij

Në fillim të javës, Nash u nderua me një tjetër çmim, atë Abel për të arriturat e tij në fushën e matematikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura