Shuhet aktori dhe regjisori i Shkodrës, Fatbardh Smaja

Nov 7, 2015 | 10:34
SHPËRNDAJE

Shuhet në moshën 59­-vjeçare aktori dhe regjisori i Teatrit të Shkodrës, Fatbardh Smaja.

Aktori dhe regjisori i njohur i teatrit “Migjeni” nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, që e kishte prekur prej pak kohësh dhe ndërroi jetë sot në Shkodër.

Fatbardh Smaja, një nga regjisorët më të vlerësuar nga publiku, ishte emëruar prej pak ditësh në krye të teatrit “Migjeni”.

smajaAi ka sjellë çdo vit në skenat e teatrove shqiptar, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë e veçon shfaqjen. Fatbardh Smaja ka lindur më 2 shtator 1956 në qytetin e Shkodrës. Ka studiuar që fëmijë për violinçel, e me pas për klarinetë.

Vitet e mëpasshme të jetës ai ia përkushtoi teatrit, pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve për aktrim . Ne vitin 1980 nisi punën ne teatrin “Migjeni “si aktor . Smaja numëron rreth 90 role në komedi, dramë, tragjedi por dhe kinematografi si në filmat “Fundi i një gjakmarrjeje “,”Fejesa e Blertës”, “Ngjyrat e moshës” e disa të tjerë. Pervec aktrimit, Smaja u angazhua dhe me regjizurë duke nisur fillimisht si asistent regjisor i Serafin Fankos, e më pas duke vënë edhe vetë pjesë në skenë.

Disa nga veprat që ai ka vënë në skenë janë “Rëndësia e të qënurit i sinqertë”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I sëmuri për mend” “Zeneli” etj. Drama e fundit që mban firmën e tij si regjisor është “Kandili i Argjendit”, e cila më 31 tetor 2015, u vu në skenën e Teatrit Migjeni, me rastin e 90 vjetorit të poetit Martin Camaj.

Por Smaja nuk mundi ta shikonte. Fatbardh Smaja ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare. Në muajin tetor ai u emërua drejtor i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Për asnjë moment ai nuk hoqi dorë nga ambiciet e tij për të vënë gjithmonë diçka të re në skenë për publikun dhe artdashësin shkodran. BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura