“Jeni 140 manekinë”, “Nuk na përfaqësoni”- Fletët e votimit “fluturojnë” në Kuvend, përfaqësuesit e diasporës-deputetëve: Në Hagë do të shkoni! Përplasen me gardën

May 2, 2024 | 12:12
SHPËRNDAJE

Katër përfaqësues të diasporës kanë protestuar brenda Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar që emigrantëve t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Na keni gënjyer prej 1 viti e gjysmë”, i drejtohen ata deputetëve teksa hapin një pankartë tek llozhet e Parlametit, ndërsa hedhin “fleta votimi” në sallë.

“140 manekinë jeni”, shprehet një prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Keni shkelur vendimin e Gjykatës, jeni në shkelje të ligjit. Na lejoni të votojmë, demokraci që flisni vetëm ju, po ne ku jemi”.

Një nga deputetët e PD-së i përgjigjet duke i thënë që: “Keni shumë të drejtë, hajdeni këtu në Parlament”, por në atë moment ka ndërhyrë Garda duke i kërkuar të dalin nga Kuvendi.

“Ku të vijmë, nuk ka lejojnë të rrimë as këtu”, thonë ata.

Ndërsa deputeti shprehet: “O garda mos i largoni”, 

“Hajdeni jashtë”, i drejtohet gardisti përfaqësuesve të diasporës.

“Nuk kemi mbaruar në Hagë do të shkoni të gjithë, nuk na përfaqësoni neve ju”, bërtasin ata teksa nxirren nga Kuvendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura