Yjet më të mëdhenj të futbollit shkëlqejnë në Botërorin 2026, për herë të parë në histori…

Jul 9, 2026 | 16:21

Lionel Mesi, Kilië Mbape, Erling Haland dhe shumë emra të tjerë po dhurojnë spektakël në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tyre si ikonat më të mëdha të futbollit.

fg

Kupa e Botës 2026 ka qenë deri tani një turne magjepsës. Nga surprizat e mëdha te përmbysjet e pabesueshme, nga golat në minutat e fundit te dramat e penalltive, ky edicion ka ofruar emocione të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në një nga më të paharrueshmit në histori. Por mbi të gjitha, ky Botëror ka qenë skena ideale për superyllin e futbollit botëror. Shumë prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti kanë lënë gjurmën e tyre në kompeticionin më prestigjioz të futbollit. Për herë të parë në histori, tre futbollistë kanë realizuar të paktën shtatë gola në të njëjtin edicion të Kupës së Botës.

Lonel Mesi kryeson garën për “Këpucën e Artë” me tetë gola, ndërsa Erling Haland dhe Kilian Mbape e ndjekin nga afër me nga shtatë realizime secili. Ndërkohë, Herri Kejn ka shënuar gjashtë gola, po aq sa i mjaftuan për të fituar “Këpucën e Artë” në Botërorin e Rusisë 2018, dhe vazhdon të jetë lideri i Anglisë.

Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo zhvilloi Kupën e tij të fundit të Botës, por edhe kësaj radhe hyri në histori. Në fitoren 5 – 0 ndaj Uzbekistanit, ai u bë futbollisti i parë që shënon gol në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Legjenda portugeze e mbylli aventurën në Amerikën e Veriut me tre gola, duke e çuar totalin e tij në 11 gola në 27 paraqitje në fazat finale të Botërorit.

Edhe në krahët e sulmit nuk mungoi spektakli. Vinicius Zhunior mahniti me teknikën dhe shpejtësinë e tij, duke gjetur rrugën e rrjetës në të tre ndeshjet e fazës së grupeve me Brazilin.

Ndërkohë, Majkëll Olise kryeson renditjen e asistuesve me pesë pasime vendimtare. Me finalen që po afron, tifozët në mbarë botën presin edhe më shumë magji nga yjet më të mëdhenj të futbollit, të cilët kanë dhuruar deri tani një spektakël të denjë për skenën më të madhe të këtij sporti.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura