Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Shehaj: Çmenduri! Pse s’u turpëruan vendet e tjera? Rama ka shkelur ligjin, duhet të nisë hetim

Jul 9, 2026 | 15:58

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj deklaroi se përdorimi i 4 milionë eurove nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West është një skandal që duhet të hetohet.

HMpYn7HXcAA96h2

Në intervistën për News24, deputeti deklaroi se justifikimi i kryeministrit Edi Rama se i dhanë paratë për të mos turpëruar Shqipërinë nuk qëndron pasi edhe vende të tjera kanë anuluar koncertet e artistit në fjalë.

“Ndërkohë që kanë 40 ditë që protestojnë, Edi Rama merr 4 milionë euro na buxheti i shtetit dhe blen biletat e pashitura të koncertit të Kanye West. Çmenduri. E bën këtë se nuk do t’ia dijë fare. Kur u anulua në Itali u turpërua? Anglia është turpëruar se koncerti u anulua? Ne turpërohemi! Anulimi i një koncerti është gjëja më normale që mund të ndodhë. “, theksoi ai.

Sipas tij, me këtë veprim, kryeministri tregoi edhe njëherë që bën çfarë të dojë me fondin rezervë. Shehaj tha se kryeministri ka shkelur ligjin sepse nuk mund t’i përdorë paratë publike për një koncert të një reperi.

“Duhet të ishte diskutuar në parlament por dhe shpjeguar opinionit publik. Me fondin rezervë Rama nuk mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi. Fondi rezervë është i parashikuar për rastet për shpenzimet e paparashikueshme. Në përgjithësi janë emergjencat. Nuk është emergjencë se ky këngëtari nuk shiti dot mjaftueshëm bileta dhe koncertin nuk mund ta anulojmë. Ai është biznes privat, ai për para ka ardhur. E vërteta është se ky është problem i një biznesi privat.

Rama tregon se e përdor shtetin, pronat shtetërore e paratë publike sipas qejfit të vet. Në mesin e protestës më të madhe, Rama merr 4 milionë euro dhe me ato blen bileta të një koncerti. Rama ka shkelur ligjin. Paratë publike nuk mund të përdoren sipas qejfit të një njeriu të vetëm. Ato ishin para për emergjenca. Ky nuk është shpenzim i paparashikueshëm. Nuk i takon shtetit të marrë përsipër dështimit të koncertit të një këngëtari. “, theksoi ai.

Shehaj kërkoi edhe hetim.

“Duhet hetuar se është skandal që të përdoren paratë e rezervave për të blerë bileta të një koncerti dhe të shpërndahen te patronazhistët e militantët”.

© Panorama.al

Te lidhura