Egjipti u eliminua nga Botërori 2026 pas përmbysjes dramatike të Argjentinës në minutat e fundit.

Kombëtarja afrikane i ka dhënë lamtumirën turneut teksa është larguar nga Amerika.
Në momentin që lojtarët dhe stafi i tyre po dilnin nga hoteli ku qëndruan gjatë kësaj kohe, stafi u dha një lamtumirë të veçantë.
Ata formuan një tunel në dy anët dhe lojtarët kaluan në mes duke i shoqëruar me brohorima dhe duartrokitje. Një moment special për ta duke lënë përshtypjen më të mirë gjatë qëndrimit në SHBA.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











