Revolta masive, Agron Shehaj: Kemi një përplasje historike mes popullit dhe pushtetit të korruptuar! Sulmet e Ramës? S’di nga t’ia mbajë, iu flet qytetarëve si një autokrat i rëndomtë

Jul 9, 2026 | 15:20

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e cilësoi protestën masive të qytetarëve si një përplasje historike mes popullit dhe pushtetit të korruptuar.

shehaj

Në një intervistë për News24, duke komentuar sulmet se ka marrë pjesë në protestë, ai theksoi se protestuesit e kanë mirëpritur. Sipas tij, pushteti për herë të parë nuk ka një përgjigje për qytetarët që dalin në shesh.

Unë shkoj prej 40 ditësh. Jam më se i mirëpritur. Diskutoj me protestuesit. Këta që nuk i afrohen dot protestës dhe që janë subjekt i pakënaqësisë, ata që kanë dalë aty, kemi të bëjmë me një përplasje historike. Midis një pushteti të korruptuar dhe kryeministri të korruptuar dhe popullin shqiptar.

Nuk ka ndodhur kurrë në këtë 35 vjet që 40 ditë rrjesht njerëz të thjeshtë, të pamotivuar nga parti politike, nuk janë anëtarë të një partie politike. Këtu jemi përtej, për herë të parë reagojnë qytetarët dhe nuk kanë përgjigje për qytetarët.”, tha Shehu.

Duke u ndalur te video që bëri xhiron e rrjetit ku përfaqësues të mazhorancës luajnë murlan në Strasburg, Shehaj tha:

“Ata luajnë bixhoz, se ato ashtu janë. Luajnë në mes të Strasburgut. Ata ishin pjesë e një delegacioni zyrtar në Strasburg. Edhe një qytetar i thjeshtë nëse është për punë, pavarësisht se mund të jetë për punë private, nuk vendos të luajë letra në mes të Strasburgut dhe jo më dikush që përfaqëson Shqipërinë. Këtë mentalitet kanë këta. “

Një koment bëri edhe për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke thënë se ai nuk ka t’ia mbajë. Shehaj theksoi se Rama sillet para ndërkombëtarëve si një kryeministër i një shteti demokratik normal, ndërkohë që me qytetarët e vet, sillet si një “autokrat i rëndomtë”.

Kryeministri në këto 40 ditë ngaqë nuk di nga t’ia mbajë se mendonte se i kishte kapur të gjithë dhe reagimet e tij janë një herë me të mirë, një herë me të keq. Një herë thotë janë iranianë, e njëherë grekë. Njëherë thotë nuk e ka thënë këtë gjë. Dje bëri një video ku i thotë protestuesve sorra, mashtrues e gënjeshtarë.

Dhe sot në Corriere thotë se nuk kam thënë ndonjëherë se janë protestues të shtyrë nga shërbime të huaja. Kur u flet ndërkombëtarëve sillet si kryeministër normal i një vendi demokrat, kur iu flet shqiptarëve sillet si autokrat i rëndomtë ballkanik dhe mendon se mund t’ia dalë duke i sharë, ofenduar dhe kërcënuar”, theksoi Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura