“Ja si ka ndryshuar komisari i partisë” – Këlliçi nxjerr videon e Taulant Ballës: Dikur ishte kundër zhvillimit në Zvërnec, sot hedh akuza ndaj protestuesve paqësorë

Jul 9, 2026 | 15:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar një video të Taulant Ballës të disa viteve më parë ku kundërshtonte zhvillimin e zonës së Zvërnecit, ndërsa sot shprehet pro ndërtimit të projektit turistik.

122222

Qeveria që tentoi të shiste detin dhe nuk ia arriti dot të shiste detin so po shet bregdetin. Kodra përballë bën pjesë në një prej pronave të ushtrisë shqiptare, të cilën Arben Imami po e bën gati për ta shitur. Fillon nga pusi i Mezinit në Vlorë, Narta dhe Zvërnec”, dëgjohet të thotë Balla.

Krahas videos, Këlliçi e ironizon duke thënë se “komisari i partisë” ka ndryshuar qëndrim pasi ndërsa ishte në opozitë fliste kundër zhvillimit, ndërsa tani bën “ekonomistin” duke thënë se vendi do të ketë përfitime.

“Në opozitë ishte kundër zhvillimit të asaj zone. Sot shfaqet dhe si ekonomist e flet për përfitimet që do ketë vendi. Jo vetëm kaq por është dhe pushka kryesore e Ramës ndaj atyre që janë ngritur kundër korrupsionit dhe arrogancës.”, shkruan deputeti.

Për më tepër, shton deputeti, Balla ka arritur deri aty sa ka akuzuar edhe protestuesit që kundërshtojnë se janë shtyrë nga Moska apo Irani.

“Kur e cakton Edi Rama se ku do ndërtohet, kush do e marrë, kush do hedhë paratë, kush do bëjë projektin, atëherë sipas Taulant Ballës jemi Shqipëria europiane.“, shton ai.

Reagimi i plote i Kellicit: 

Ja si ka ndryshuar komisari i partisë, ai që e do partinë më shumë se Shqipërinë, më i zellshmi kundër protestuesve në Tiranë!

Në opozitë ishte kundër zhvillimit të asaj zone. Sot shfaqet dhe si ekonomist e flet për përfitimet që do ketë vendi. Jo vetëm kaq por është dhe pushka kryesore e Ramës ndaj atyre që janë ngritur kundër korrupsionit dhe arrogancës.

Madje arrin deri në akuza se protestuesit paqësorë dhe rinia shqiptare, ështe e shtyrë herë nga Moska, herë nga Teherani, herë nga Beogradi ose Athina, për të protestuar kundër korrupsionit të Edi Ramës!

Kur e cakton Edi Rama se ku do ndërtohet, kush do e marrë, kush do hedhë paratë, kush do bëjë projektin, atëherë sipas Taulant Ballës jemi Shqipëria europiane.

Për qëndrime si këto, fytyra si Balla janë të urryera sot në publik dhe në çdo trevë ku flitet shqip.

© Panorama.al

Te lidhura