Modelja angleze Ella Buffin tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa për pak sa nuk u përball me një incident me veshjen për shkak të fustanit të guximshëm që kishte zgjedhur. 24- vjeçarja është partnerja e mbrojtësit të Holandës dhe Tottenhamit, Micky van de Ven.
Ndërsa futbollisti ishte i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Botës, përpara eliminimit dramatik pas penalltive ndaj Marokut, Ella po shijonte pushimet verore në një tur europian. Ajo publikoi në “Instagram”, ku ndiqet nga rreth 138 mijë ndjekës, disa fotografi nga udhëtimi i saj.
Në një prej tyre, Ella shihet duke darkuar në një restorant, e ndriçuar nga rrezet e mbrëmjes, ndërsa kishte zgjedhur një fustan që i theksonte format. Modelja vendosi ta veshë fustanin pa reçipeta, ndërsa dekolteja e thellë e bëri kombinimin edhe më të guximshëm, duke rrezikuar pothuajse një incident “hot” me veshjen.
© Panorama.al





















