“Ku-Ku-Kubarsí!”, gjëmon “Camp Nou” sa herë që rrëmben një top si Pujol dhe e nxjerr atë jashtë loje kundërstarin si Pike, dy idhujt e tij të mëdhenj. Që kur ai zbarkoi në “La Masia” në 2018, ata e panë atë si përzierjen perfekte midis të dyve.
Mund të thuhet se Pau Kubarsi është një mrekulli. Kush mund të besonte se nga Estanjol, një qytet me më pak se 200 banorë në provincën e Gironës, do të shfaqej një mrekulli e tillë e futbollit. Një mrekulli, e cila ka bërë bujë, ka ecur bashkë me ngritjen e lojtarit, aq sa sot ai një emër tjetër. Jo se e ka ndryshuar, port ë gjithë, jo në fshatin e tij, porn ë Katalunjë e thërrasin “Kajzer Pau”. Nuk është përkëdheli është njësoj si “sër” në Angli. Kjo pasi këtë titull e ka pasur vetëm një futbollist dhe ai është as më shumë dhe as më pak, por Franc Bekenbauer, ose siç njihet ndryshe në Gjermani dhe mbarë Botën, “Kajzer Franc”.Deri në shpërthimin e Pau, familja ishte një institucion në fshat për shkak të zdrukthtarisë së saj. “Fusteria Kubarsi”, e themeluar në vitin 1905, tani është në brezin e saj të katërt. Me të njëjtin kujdes që Roberti modelon mobiljet, u ndërtua një futbollist që gjithmonë ka ngjallur unanimitet. Në vitin 2015, ai nënshkroi për Gironën, ku mahniti shumë njerëz. RFEF, që që në fillim e kishte atë në radar.
JETA NDRYSHE Jeta e Kubarsit ndryshoi përfundimisht në janar 2023. Çavi Hernandes, luajti një rol kyç në një moment kritik në të ardhmen e tij. Mançester Siti, i cili për arsye të dukshme kishte një mijë sy nga “La Masia”, kishte qenë i interesuar për të. Gjëja ishte aq serioze sa kishte një plan. Ata do të përdornin Gironën te “Siti Group” si urë midis moshës 16 dhe 18 vjeç. Çavi u paralajmërua. Ka nga ata që e thonë këtë për shkak të vëllait të tij Oskar Hernandez. Të tjerë, se ishte ai, vetë ai që e ndërpreu operacionin dhe, përveç kësaj, paralajmëroi Joan Laportën për të nënshkruar shkurt. Në sezonin 2023-24, ai nënshkroi në dy rinovime.
DY KUBARSI NË NJË Te Kubarsi bashkëjetojnë dy Pau. Djali modest jashtë fushës që përpiqet të kalojë pa u vënë re dhe vendos një kapele për të ecur me motrën e tij më të madhe Irene si një tjetër në fshatin La Roca, dhe lojtari ambicioz, me një shpirt konkurrues të paepur. “Unë e thaj atë”, një asistent i Barçës u habit kur dëgjoi nga stoli se si gjatë një ndeshjeje ai vuri re se një sulmues po i lëndonte dhe pretendoi se kishte formulën për ta ndaluar. Një shenjë e sigurisë që e shoqëron atë. Shpërthimi i Kubarsit ishte i tillë që ai debutoi më herët në ekipin e të moshuarve sesa në U-21. Në moshën 17 vjeçare e dy muaj, ai u bë lojtari i dytë më i ri që bëri debutimin e tij në Kombëtare, vetëm pas Lamine. Si një mjegullim, shokët e tij e bënë atë të këndonte Échame la culpa a mí.
LAMINE DHE KUBARSI Kubarsi dhe Lamine, anëtarë të brezit të vitit 2007, brenda Barçës ishin gjithmonë të kënaqur të shihnin se si njeriu nga Estanjoli shoqëronte rritjen e futbollistit të rritur në Rocafonda. “Ishte termometri i tij,” thonë ata. Disa anekdota e përcaktojnë mirë Kubarsin. Flik bëri një seancë stërvitore surprizë në mëngjes. Kubarsi nuk e pa kuptimin të kthehej në qytet dhe klubi i vuri në dispozicion suitën e hotelit të zakonshëm të përqendrimit. Ai i informoi ata se ai do të flinte në “La Masia” si një lojtar vendas. Tjetra ka të bëjë me aventurën olimpike në Paris. Kur Kombëtarja arriti në finale, Pau kontaktoi babanë e tij për të organizuar fluturimet. Jo vetëm të familjes. Gjithashtu për miqtë që e kanë shoqëruar që kur ishte pesë apo gjashtë vjeç.
DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











