Aksion kundër tjetërsimit të pronave në Durrës, 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë të Kadastrës dhe përfitues (EMRAT)

Jul 9, 2026 | 17:04

Një operacion i gjerë i autoriteteve ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, ku janë vendosur 12 masa sigurie ndaj zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave privatë, të dyshuar për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.

kadastra durres

Sipas hetimeve, personat nën akuzë dyshohet se kanë bashkëpunuar për kalimin në mënyrë të paligjshme të sipërfaqeve të tokave shtetërore në pronësi private, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke shpërdoruar detyrën.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masa të ndryshme sigurie, nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” deri te “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Lista e personave ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë:

Ramazan Sheshi – “Arrest në burg”. Dyshohet për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Adrian Kona – “Arrest në burg”. I dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Bledar Zerba – “Arrest në burg”. I dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Rovin Zeqja – “Arrest në burg”. I dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Shaqir Sheshi – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Viktor Mataj – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Arianit Mataj – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Besnik Xhafa – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Fiqeret Xhafa – “Detyrim për paraqitje”. I dyshuar për “Mashtrim”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Jonida Mergeja – “Detyrim për paraqitje”. E dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Leandro Dervishi – “Detyrim për paraqitje”. I dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Artur Çobani – “Detyrim për paraqitje”. I dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në tjetërsimin e pronave.

© Panorama.al

Te lidhura