Shtyu gruan në vetëvrasje, 2 vjet burg bashkëshortit

Feb 26, 2016 | 12:22
SHPËRNDAJE

TIRANE – Dhuna e vazhdueshme e një 36-vjeçari në Tiranë ndaj bashkëshortes së tij ka bërë që gruaja të tentojë të vetëvritet duke konsumuar fostoksinë.

Fatmirësisht, pas dërgimit në spital, gruaja i ka shpëtuar vdekjes. Nga ana tjetër, historia nuk është mbyllur lehtë për bashkëshortin e saj, i cili është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”.

ambulance-urgjenca0294

Togat e zeza të kryeqytetit kanë përfunduar pak ditë më parë gjykimin ndaj Ervin G., duke e deklaruar të fajshëm për kryerjen e kësaj vepre penale dhe duke e dënuar me dy vjet burg.

Ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi në përfundim Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit të tij me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë dyvjeçare.

Sipas Gjykatës, ngjarja për të cilën është fajësuar i pandehuri ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Rasti është konstatuar pas mbërritjes në gjendje shumë të rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij në spitalin “Nënë Tereza”, pas një tentative vetëhelmimi. Nga hetimi i mëtejshëm ka rezultuar se gruaja ishte e martuar me të pandehurin, i cili kishte ushtruar në vazhdimë- si dhunë ndaj saj, si dhe një ditë para ngjarjes.

“E shtyrë nga veprimet e padrejta të bashkëshortit, ajo ka tentuar të vrasë veten duke pirë disa tableta me fostoksinë. Ajo është gjetur nga familjarët dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrën duhmën mjekësore”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura