“Shtrimet po shtohen çdo ditë e më tepër”, kritike situata në Infektiv. Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Jul 5, 2020 | 10:47
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe dy paciente te tjere e kane humbur sot betejen me koronavirusin ne vend, duke e cuar ne 76 numrin e viktimave nga virusi i rrezikshem, Ministria e Shendetesise ka bere thirrje te forte per kujdes nga ana e qytetareve. infektiv urgjenca korona njerez maska

Sipas saj, shtrimet po shtohen perdite. “Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen cdo ditë e më tepër”- tha Marjeta Dervishi nga
Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, megjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital.

“Prej tyre 11 jane në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde”- tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura