Shtohet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës, pas Pashkëve emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi

May 8, 2024 | 9:03
SHPËRNDAJE

Shtohet fluksi i automjeteve gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

kapshtice

Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 shtetas.

Të gjithë ata shtetas që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkën dhe të shfrytëzonin ditët e pushimeve në vendlindje duket se i kanë përfunduar. Ata po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh dhe vetëm 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh, sipas shifrave kanë dalë rreth 14 mijë shtetas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura