Shqiptari me kokë të prerë/ Policia zbulon disa të dhëna nga telefoni i tij

May 14, 2016 | 8:59
SHPËRNDAJE
pjmztjzjry5734c4d42b578
Bledar Terpollari

Policia greke ende nuk ka një të dyshuar konkret për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Bledar Tërpollari.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ku u riu shqiptar u gjet me kokë të prerë në një fshat në zonë e Thesprotia-s tashmë janë fokusuar tek telefoni i viktimës.

Policia ka zbuluar disa të dhëna që i japin shpresë se do ta çojnë në zbulimin e autorëve të krimit pasi nga kontaktet telefonike, rezulton se Tërpollari ka pasur të bëjë me persona me të kaluar kriminale.

Nga bisedat telefonike të Tërpollarit, policisë i kanë tërhequr vëmendjen disa persona të dëshmuar që janë grekë dhe shqiptarë.

Përveç kësaj, policia po pret analizat e materialeve gjenetike që ka gjetur në vendngjarje të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë së Krimeve.

Gjithashtu, polici ka thirrur dhe banorë të zonës për të dhënë dëshmi në mënyrë sekrete.

Policia ka dyshime të forta se vrasja ka lidhje me trafikun e armëve dhe lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi dhe se prerja e kokës është një mesazh për personat e përfshirë në këtë rrjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura