Shqiptari me kokë të prerë/ Policia greke zbulon një tjetër fakt

May 12, 2016 | 11:49
SHPËRNDAJE

Mosmarrëveshjet kriminale dhe ndoshta ndonjë çështje për drogën, janë çështjet për të cilat Policia Greke po heton mbi vrasjen e shqiptarit Bledar Tërpollari, i cili u gjet në një zonë të izoluar në Thesprotia me kokë të prerë.1D19C295F3C041CF69692FEF9733FFF125-vjeçari rezultoi se ishte qëlluar me shotgun para se t’i prisnin kokën. Mediat greke shkruajnë se kjo armë përdoret përgjithësisht nga mafia shqiptare.

Oficerët e policisë dyshojnë se prerja e kokës me një precizion të madh mundtë jetë bërë për t’i demonstruar pjesëmarrësve të tjerë në këtë konflikt që ishte dhe motivi i vrasjes.

Policia greke ka zbuluar se autorët e këtij krimi kanë marrë me vete dhe një nga dy telefonat që mbante Tërpollari. Për këtë arsye, policia ka kërkuar skanimin e telefonatave që janë kryer në atë zonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura