Shqiptarët po lënë duhanin? Dalin shifrat

Apr 12, 2017 | 12:57
SHPËRNDAJE

Importet e cigareve i kthehen rënies sërish më 2017 pas një rikuperimi gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave importet e cigareve arritën gjatë muajve janar-shkurt në 390 tonë me një rënie 6.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

grafik

Burimet nga tregu pohuan së rënia e importeve nuk ka lidhje me rënien e konsumit të produktit, por rritjen e konsumit tw duhanit vendas.

Në dy mujorin e vitit të kaluar importet e cigares u rriten më 175 për qind, për shkak se rënia e tyre kishte shumë e madhe në muajt janar dhe shkurt të 2015, kur qeveria rriti akcizën e cigareve.

Qeveria dy vitet e fundit anuloi rritjen e akcizës për cigaret, duke frenuar kështu importet më të larta në fundvit para ndryshimit te tatimit.

Prej vitit 2010 deri më 2014 qeveria e ka rritur në mënyrë sistematike akcizën e cigareve, duke nxitur kompanitë që të realizonin importe më të larta para hyrjes në fuqi të tatimit. Duke paguar akcizë më të ulët dhe duke e shitur më vonë produktet në treg me çmime më të larta, grosistët e cigareve rriten fitimet në mënyrë spekulative dhe nxitën kontrabandën.

Duke shpjeguar për Monitor situatën e zhdoganimeve, grosistët pohojnë se sasia e zhdoganimeve vijon të jetë më e shumë më e ulët në raport me konsumin. Në Shqipëri konsumi i cigareve vlerësohet më shumë  se 5 mijë tonë pohojnë ata, ndaj nëse zhdoganimet për të gjithë vitin ecin me ritmin e janarit nuk arrijnë të plotësojnë konsumin në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqen rënien më të madhe që nga 2011 kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre. Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë. /Monitor/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura