Shqipëria ruan rekordin për çmimin e naftës e benzinës

Aug 21, 2015 | 14:17
SHPËRNDAJE

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka pësuar ulje të çmimit të naftës, por rritje të tij. Tabela e tregon qartë se që nga fillimi i korrikut, vetëm në Shqipëri është rritur çmimi i naftës, ndërsa në të gjitha vendet e tjera është ulur, ose ka qëndruar stabël.

Shqipëria, një ndër vendet me të ardhura më të ulëta në Europë, vazhdon të paguajë naftën, pasi shumica e makinave punojnë me naftë, më shtrenjtë se i gjithë rajoni. Arsyet e këtij çmimi opozita i lidh me rritjen me 27 lekë/litër të taksës mbi karburantet.

Një tjetër arsye mund të jetë edhe lufta për cilësinë e karburanteve që nisi në fillim të verës. Një gjë është e sigurt, që me nisjen e aksionit të qeverisë kundër informalitetit, duke synuar pikërisht tregje si ai i karburanteve, me siguri çmimi nuk do të ketë ulje.

nafta
Kjo ndodh kur në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës ka kapur nivelet e 45 USD për fuçi. Më të ulëtat prej një dekade. Një rritje e çmimit të karburanteve në tregjet botërore do të kishte efekte fatale mbi çmimin në Shqipëri dhe për konsumatorët vendas. Sa për shembull, në Maqedoni një litër naftë kushton 116.2 lekë. Kur të kaloni kufirin, kalojeni me dritë të kuqe në kroskot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura