Shpërthimi i Bashës në Kuvend: Ky është shansi i fundit për Ramën, ndryshe populli do shqyejë…

Sep 12, 2017 | 13:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar edhe një paralajmërim të fundit për kreun e Qeverisë, Edi Rama lidhur me Reformën Zgjedhore.

Basha ne Kuvend Rama Ruci

“Vetem populli mund ta pastroje kete gjiriz. Kemi detyrimin ti hapim rruge vullnetit te tij të vertete. Permes nje reforme të thellë zgjedhore dhe ganatimit te plote njehere e pergjithmone të lirisë së votës dhe zgjedhjeve të lira. Nese kjo nuk ndodh, nese kjo asamble nuk i kthen sendin e vjedhur popullit, permes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, atehere atij i lind e drejta ti shqyejë dyert e gjirizit dhe ta marrë perpara këtë gjender të së keqes qe ka tash sa vjet qe fryhet e majmet ne kurriz te nje Shqiperie që mpaket e rrudhet”, tha Basha.

Sipas tij “Ky eshte shansi i fundit per ta ndryshuar me duart tona. Ndaj Partia Demokratike do të propozoje nje pakete masash për reformen zgjedhore, dhe të sistemit të kalbur politik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura