Shpërthim në një fabrikë në Greqi, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Aug 8, 2020 | 18:56
SHPËRNDAJE

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në fabrikën Pyrkal në Elefsina të Greqisë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në rrethana ende të panjohura, ndërsa u gjetën tre romë në vendin e ngjarjes.

7e3f8116-a5fe-492c-bf51-06f9a5441c93

Dy personat e lënduar u dërguan menjëherë në spital, ndërsa po zhvillohet një hetim paraprak për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura