Shpallet i pavlefshëm konkursi për gradën e “Komisarit”, Veliu: Policët kopjuan

Nov 13, 2018 | 16:07
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shpallur të pavlefshëm konkursin për Gradën e “Komisarit” të mbajtur më 7 nëntor.

Mësohet se Ardi Veliu ka anuluar këtë fazë, me pretendimin se policë kanë kopjuar dhe  teza e testimit ishin të zgjidhura.

Nga 400 konkurrentë, dolën fitues 177 persona, por që tashmë pas urdhrit të lëshuar nga Veliu, ky konkurs shpallet i pavlefshëm.

Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar që testimi i të ripërsëritet edhe njëherë më datë 15 nëntor.  Për te shmangur te njëjtin fenomen tek konkursi për gradën “Kryekomisar” që u mbajt me 12 nëntor, testi u ndryshua pak para fillimit te konkursit ku vetëm 40% e pyetjeve ishin quiz, kurse 60 % e tyre kërkonin përgjigje te argumentuar.

Që prej vitit 2012 nuk ishte hapur konkurs për këto grada në Akademinë e policisë, duke detyruar kështu që të gjithë policët që i plotësonin kriteret t’i drejtoheshin gjykatës, e cila ua jepte automatikisht gradën më të lartë.

policia-e1533849185841

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura