Shoqërimi i ‘Dëshmitarit X’ nga policia, Manjani: Autogol spektakolar, tre pika që vërtetojnë se audio shpreh fakt

May 17, 2018 | 16:00
SHPËRNDAJE

Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me audiopërgjimin, dhe shkruan se  shoqërimi  i Albert Veliut, tregon se ngjarja ka ndodhur, se audio dhe video shprehin një fakt.

“‘Bashkepunëtorin X’ ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…”, shkruan ndër të tjera Manjani.

albert veliu

Postimi i plotë

Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

1. Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.

2. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!

Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar!

Faqja e zezë veçse nxihet më shumë!

Manjani ‘rrëzon’ ekspertizën që Rama i ka bërë audiopërgjimit: “Origjinali” iku në Itali, kryeministri…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me deklaratat e bërë nga Rama ditën e djeshme, ku tha se  audipërgjimi nuk është origjinale pasi ai kishte bërë ekspertizën.

Për Manjanin, autenticitetin nuk mund të vërtetohet dot pasi, duhet dhe zëri origjinal dhe duhet dhe analiza e ADN-së.

“Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”… Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama”, shkruan ndër të tjera Manjani.

manjani sutdi

Postimi i plotë

Mbi autenticitetin.
———-
Që një audio apo video para se të transmetohet në publik përpunohet, kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!

Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria.

Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!

Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”…

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura