Shkurtimet në spitale, Tavo i LSI përplaset me Beqajn: Ke shkelur ligjin. Ministri: Do mbaj përgjegjësi

Nov 27, 2015 | 12:45
SHPËRNDAJE

Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo është përplasur me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj sot në komisionin e Shëndetësisë, teksa Beqaj raportonte në lidhje me shkurtimet në spitalet në rrethe.

tavoooo

Deputeti i LSI-së, e cila po bashkqeverisë me Partinë Socialiste prej dy vitesh, ka akuzuar Beqajn se po i bën presion drejtorëve të spitaleve për të shkurtuar nga puna punonjësit, pasi ai vetë ka shkelur ligjin duke i dërguar urdhrat për shkarkime dhe kriteret për to 20 ditë me vonesë. Kjo mënyrë tha Tavo i lë vend që punonjësit e larguar nga puna të fitojnë gjyqin dhe të marrin edhe dëmshpërblim, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Vangjel Tavo: I keni nisur shkresë spitaleve me shkurtimet, për të qenë korrekt në fund të tetorit, dhe i thoni të nisin procedurat e menjëhershme, dhe është normale deri këtu, ndërkohë në shkresën e parë ju s’keni përcaktuar asnjë kriter ..dakort s’kishte kriter, në 17 nëntor keni dërguar kriteret. 20 ditë me vonesë…Në të kundërt çdo punonjës që pushohet shkon në gjyq fiton gjyqin dhe kjo është dëm për buxhetin e shtetit.

Ju e keni dërguar 20 ditë me vonesë shkresën për kriteret e shkurtimit, e keni nisur në fund të tetorit, se 1 nëntori ishte afati i fundit…në 17 nëntor i thoni këto janë kriteret për shkurtime….kriteret mbas Bajramit? Urdhërat janë me datë 20 ditë diferencë, s’ka asnjë faj drejtori i spitalit, më falni për cfarë po i coni kontrollet tani? Është presion këtu? Jepni një përgjigje për opinionin publik,

Ilir Beqaj: Jo nuk është presion

Vangjel Tavo: Kush e ka shkeluar ligjin këtu?

Ilir Beqaj: Do mbaj përgjegjësi unë i pari nëse është shkelur ligji

Vangjel Tavo: Nuk e kuptoj sinqerisht, nuk është shkelje kjo që lajmërohen të gjithë për të ikur dhe 20 ditë më vonë përcaktoni kriteret? Faleminderit zoti ministër për përgjigjet, ishte e qartë shumë.

Albana Vokshi: Kodi i punës nuk po zbatohet. E mira është që ju të tërhiqeni sa të bëni atë studimin e plotë sa i përket shfrytëzimit të shtretërve për më tepër që jeni në shkelje të plotë të ligjit të kodit të punës, kjo vetëm reformë nuk është, është një aksion spastrimi, sepse nuk shtrohen pacientët nëpër spitale kur s’ka mjekë specialistë…ne do ju mbështesim në cdo studim e reformë që do bëni, ju sugjerojmë të mos e ndërmerrni këtë aksion tani sa të bëni një studim të saktë dhe të plotë dhe do keni mbështetjen tonë maksimale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura