Shkup, protestuesit tubohen para Parlamentit, forca të mëdha policore. Kërkohet dorëheqja e Gruevskit (FOTO/VIDEO)

May 6, 2015 | 20:15
SHPËRNDAJE

SHKUP/ Protestuesit u mblodhen sot per disa ore në tubimin e tyre para Parlamentit ne Shkup ku ishin të pranishme forca të mëdha të njësiteve speciale policore.  Sipas agjencise se lajmeve “Ina”, protestuesit brohorisnin “Vrasës”, “Gruevski ik”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe thirrje të tjera. Ndërsa ne mesin e protestuesve sot ishin gati të gjithë përfaqësuesit e opozitës maqedonase.

Protesta ne Shkup, 6 Maj

 

Me mijera qytetare nga te gjitha qytetet e Maqedonise ishin mbledhur per te shprehur revolten e tyre ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski ku sipas opozites maqedonase drejtepedrejt eshte fajtor per vrasjen e te riu Neshkovski. Protestuesit u drejtuan ne ora 18.00 drejt godines se qeverise se Maqedonise, por u penguan nga forcat speciale policore. Protestuesit jane shprehur te vendosur qe te protestojne deri ne dorehqejen e kabinetit te kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili sipas “bombave” te Zaevit eshte i perfshire ne vrasjen e Neshkovskit, raporton “Zhurnal”.

 

Protesta sot ne Shkup
Sot ne Shkup, Qeveria merr masa per te rritur sigurine

 

Shkup, qeveria përforcon rrethimin para protestës, ja si ndërhyri policia mbrëmë. Reagon BE-OSBE (FOTO)

Qeveria në Shkup nisi shume me heret se ishte parashikuar protewsta te përforconte masat për të siguruar ndërtesën e saj para protestës tjetër të thirrur sot nga lëvizje qytetare. Që nga orët e mëngjesit janë siguruar rrethimet dhe janë përforcuar, me qëllim që protestuesit të mos kenë mundësi heqjen e tyre, transmeton “INA”. 

Protesta dje ne Shkup

Pas publikimit të “bombës” së 29-të të opozitës maqedonase lidhur me përgjimet, qindra e mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë para godinës së qeverisë në Maqedoni.

Në mesin e protestuesve shihen edhe flamuj shqiptarë.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA” turma brohorisnin ‘dorëheqje të Qeverisë’, ‘vrasës’, ‘Gruevski ik’.

BE e shqetësur nga protestat e dhunshme në Shkup

Bashkimi Evropian ka shprehur sot shqetësime pas protestave të dhunshme para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë. Zëdhënësja Maja Kocijançiç ka theksuar nga Brukseli se protestat duhet të jenë të qeta dhe drejtuesit politik të gjejnë sa më parë një zgjidhje për krizën politike në vend. Zëdhënësja citohet të ketë përkujtuar parimet e Komisionit Evropian për lirinë e protestimit në mënyrë të qetë dhe lirinë e shprehjes.

Nga ana tjetër, protestat e mbrëmshme shkaktuan një gjendje të tendosur; ndërkohë që nga përplasjet në mes tyre morën lëndime dhjetra demonstrues dhe policë.

OSBE e shqetësuar, jo dhunë ndaj protestuesve

Shefi Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth shprehë  shqetësimet lidhur me protestat e djeshme para godinës qeveritare në Shkup. 

“E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në vend. Megjithatë, protestat e këtilla nuk duhet të shëmtohen nga dhuna,” tha Breth. 

Ja si ndërhyri policia kundër protestuesve në Shkup 

Në rrjetet sociale është publikuar videoja ku shihet se si policia ndërhyri brutalisht kundër protestuesve mbrëmë para Qeverisë. Ndiqeni videon ekskluzive te transmetuar nga “INA”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura