Shkenca në kërkim të talenteve të reja

Feb 23, 2019 | 11:00
SHPËRNDAJE

marketinguNësë jeni duke zhvilluar një kërkim shkencor dhe ju nevojitet mbështje e mëtejshme, një mentor për t’ju udhëhequr, akses në konferenca shkencore, kurse online dhe madje edhe bursa studimore, YSAP Young Scientists Acceleration Program ka menduar për ju.

Të gjithë studentët e shkencave, si dhe shkencëtarët e rinj, që kanë projekte konkrete dhe ambicioze, në fushat e shkencave të natyrës, mjekësisë, agrikulturës, inxhinierisë, shkencave kompiuterike dhe teknologjisë së komunikimit, janë të mirëpritur të aplikojnë.

marketing

YSAP është mundësia që u jepet të rinjve të apasionuar pas shkencës, për të finalizuar projektet e tyre shkencore. Ky program i financuar nga Kompania Philip Morris, në bashkëpunim me organizaten DDAER jo vetëm i vjen në ndihmë shkencëtarëve të rinj, por ndihmon dhe në zhvillimin e shkencës në vendin tonë.
Në panelin prezantues të projektit ndodheshin për të ndarë eksperiencën kërkimore dhe rëndësinë e shkencës, përfaqësuesit të komunitetit shkencor si Prof. Asoc. Dr. Drini Imami, hulumtuesja Marsela Maci dhe biologia Phd. Emi Gliozheni.
Vetë Philip Morris, e bazon vizionin e kompanisë në shkencën që shtrihet pas produkteve inovatore, dhe siç theksoi dhe përfaqësuesja e PMI në aktivitet, Anis Brahimi, ata janë të bindur se mënyra e duhur për të siguruar rritje ekonomike dhe zhvillim social, shtrihet në partneritetin mes komunitetit shkencor dhe biznesit.

Sipas Brahimit, ky program do të inkurajojë ekselencën shkencore mes shkencëtareve dhe kërkuesve të rinj, të talentuar dhe premtues, të kenë pavarësi në punën e tyre shkencore dhe t’u jepet mundësi për të zhvilluar karrierat në vendin e tyre.

Thirrja për aplikim në këtë program i drejtohet të gjithë studiuesve të rinj me 2-7 vite përvojë, kandidatë ose të diplomuar në nivelin pas universitar PHD, që demostrojnë propozime teknike konkrete dhe që janë premtues falë rezultateve të arritura deri më tani.

Kandidatët do të vlerësohen prej Komitetit vlerësues Ad Hoc të përbërë nga staf universitar dhe kërkues shkencorë të pavarur. Pasi shqyrtimit të detajuar do të përzgjidhen 3 fitues, të cilët do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar dhe implementuar propozimet e tyre. Gjykimi do të bëhet bazuar në qartësinë, novacionin dhe cilësinë e propozimit, por gjithashtu dhe mbi rezultatet akademike të kandidateve.
Aplikimet priten deri ne dt.24 Mars 2019 në faqen e projektit www.ysap-albania.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura