Interpelanca me Ramën/ Nikolla: Objekti s’ka lidhje me procedurën, nuk përfshihet në kalendar! Bardhi: Sa herë e thërrasim, ai fshihet pas Elisës

Apr 29, 2024 | 12:21
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për mos përfshirjen në draf-kalendar të kërkesës së opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për investigimin e RAI3.

nikolla bardhi

Bardhi shprehet se sa herë Kuvendi ka kërkesa të tilla kryeministri shmanget duke u mjaftuar me një postimin në Twitter ose duke u fshehur pas Elisa Spiropalit.

Ndërsa Nikolla i përgjigjet duke thënë se objeki nuk ka lidhje me procedurën, ndaj nuk është futur në kalendar.

Bardhi: Nuk e kuptoj pse ne draft-kalendare nuk eshte përfshire kerkesa e grupit te PD, per interpelance urgjente. ShPresoj te jete gabim teknik pasi ndryshe do te ishte nje shkelje e rende kushtetuese. Sa here ka kerkesa te tilla kuvendi, shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit ne Twitter. Kerkoj te shtohet ne Kalendar.

Nikolla: Shqetesimi qe keni paraqitur ju ne interpelance, pra objekti nuk ka lidhje me proceduren qe do duhet te thirret nje interpelance. Prandaj dhe nuk perfshihet.

Bardhi: Une e kuptoj se ju recitoni dicka qe ju kan shkruar. Ne baze te kushtetutes une kekrojnqë kryeminsitri te vij dhe te jap sqarime per nje nderhyrje skandaloze qe ka bere si kryeminsiter ndaj nje media mderkombetare..

Bardhi-Nikolles: Ju nuk jeni roje e Edi Rames. Sa here ka kerkese per interpelance ju dilni me mbrojtje dhe shkelni kushtetuten. Me vjen keq tani. Sa here ai e therrasim ne fshihet pas Elises..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura