Shkëmbi: Ndryshimet taktike dhanë fryte, nuk më pëlqejnë lojtarët shumë të rëndësishëm

Oct 20, 2018 | 16:08
SHPËRNDAJE

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për mikrofonin e “Supersport pas ndeshjes ku analizoi fitoren e sotme ndaj Laçit.

bandicam 2018-10-20 16-02-50-906

Çfarë ndryshoi te Teuta?

Mendoj që nuk kemi ndryshuar gjë, kemi vazhduar të punojmë. Ndryshuam pak në anën taktike. S’postuan Prognin në sulm me Latif. Bëmë një ndeshje të mirë. E mendoja të vështirë edhe pas daljes me të kuq të Laçit. I shfrytëzuar rastet që na u dhanë. Kjo të jep garanci psikologjike.

Rëndësia e Latif…

Nuk më pëlqejnë ekipet që kanë lojtar të rëndësishëm. Kemi pasur në çdo ndeshje mungesa. Më vjen mirë për Latif. Në fillim u vendosën pikëpyetje për të. Është një gjë shumë e mirë pë ne që ai vazhdon të shënojë.

Ka një lloj besimi pas kësaj fitoreje?

Dëshira ime ishte që ne të arrinim 2 fitore rresht, që deri tani nuk i kishim arritur. Fituam me Krujën fituam edhe sot përballë një ekipi shumë të mirë si Laçi. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Java vjen shpejt. Duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive.

Mesfushës së Teutës i ka munguar një lojtar me eskperiencë. Mos është Osmani një lojtar që duhet të luajë gjithmonë aty…

Do doja që mesfusha të kishte një lojtar me eksperiencë. Osmani do bëjmë më mirë aty. Osmani fillim edhe ruhet pak. Ndryshimet që bëmë dhanë fryte. Unë jam i kënaqur nga të dy.

Në futboll është shumë e rëndësishme vazhdimësia. Do bëjmë të pamundurën që ta kemi. Duhet të punojmë dhe duhet të flasim nga ana psikologjike. Në qoftë se fiton problemet zvogëlohen, në qoftë se humb problemet zmadhohen.

Zëvendësimet?

Doja t’i jepja Vecajt disa minuta. Për mua është lojtar shumë i mirë që në të ardhme do të na ndihmojë shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura