Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten për ta vrarë, arrestohet në i moshuari

Jan 26, 2020 | 14:08
SHPËRNDAJE

Një 61 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten.

arrestim

Policia e kryeqytetit thekson se falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të Komisariatit Nr. 2, është parandaluar më e keqja.

Njoftimi:

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura