Shkel flamurin shqiptar, këngëtari kërkon falje “S’e dija se ishte flamur, shqiptarët më kërcënojnë me vdekje”(VIDEO)

May 26, 2015 | 20:20
SHPËRNDAJE

 

Ai është kërcënuar dhe fyer në mënyrë të rëndë nga shumë komentues shqiptarë në foton e tij ku pushonte mbi flamurin kuq e zi shqiptar, shkruan gazeta suedeze “Afton Bladet” për fituesin e Eurovizion Mans Zelmerlow.

Kjo gazetë ka cituar shkrimin e gazetës shqiptare ‘Panorama’ teksa ka thënë se e gjithë kjo ngjarje është komentuar si skandal dhe e papranueshme nga mediat shqiptare.

Pasi në komentet e fotos këngëtari është kërcënuar me vdekje policia në Skane ka marrë seriozisht situatën, teksa Mans Zelmerlow ka bërë një deklaratë për shtyp duke kërkuar falje.

“Më vjen keq nëse dikush e ka marrë foton time me qëllime të këqija. Nuk kam qënë i vetëdijshëm se nën këmbët e mia kishte një flamur. Por sapo kam parë komentet negative dhe kërcënimet e kam fshirë foton nga Instagrami im”-ka thënë suedezi.

Më tej ai ka thënë se e kupton zemërimin e shqiptarëve për shkak se çdo gjë është marrë në mënyrë negative, ku është parë edhe në kërcënimet serioze që i janë bërë nga komentuesit në rrjetet sociale.

“Nëse më shohin do më vrasin”, kishte shkruar njëri në koment, dhe këto janë fjalë serioze”-ka shtuar fituesi i Eurovizion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura