Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, ja emrat e të arrestuarve (FOTO)

Apr 29, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Itali/ Shkatërrohet një bandë droge dhe prostitucioni në Itali, 17 persona në pranga, mes tyre 9 shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë sot se banda e trafikantëve të drogës e përbërë nga shqiptarë, por që mbështetej në një rrjet të madh tregtarësh italianë, është goditur këtë mëngjes në agim nga policia në Viareggio. 

Foto e publikuar nga mediat italiane, me fotot e te arrestuarve

Operacioni i quajtur në shqip “Labirint”, ka sjellë në dritë një sistem kompleks të furnizimit dhe trafikimit të grupit kriminal. Droga blihej në Italinë veriore dhe sillej në tregun e Versilia-s. Baza e operacioneve ishte pikërisht në Viareggio, ku bëhej menazhimi i kontakteve me Shqipërinë.

Boshti i trafikut te droges raportohet se ishin gjashtë shqiptarë që kanë përfunduar në pranga. Dhe, në mesin e tyre, rolin e liderit e kishte 29-vjeçari shqiptar Tauland Marku, banor i vjetër në Torre del Lago.

Një tjetër figurë e shquar në organizimin e bandes ishte Mareldo Dragusha, 21-vjeç edhe ai shqiptar, me banim në Viareggio, i cili në rrjedhën e hetimit të autoriteteve italiane, rezulton se është i implikuar edhe në shfrytëzimin e prostitucionit të një të reje, e cila “ka punuar” në Versilia.

Gjithçka nisi duke ndjekur gjurmët e disa prej pjesetareve te bandes që sillnin sasi të konsiderueshme të marihuanës nga Italia veriore (Milano dhe Borgomanero) duke synuar tregun e lulëzuar të drogës në Versilia.

Pas gjurmimit të trafikanteve, policia arriti të identifikojë një grup të shqiptarëve që kujdesej të kryente dërgesat dhe pastaj nga ana tjetër e rishisnin marihuanën për shitësit e drogës të cilët ishin përgjegjës për tregun me pakicë.

Emrat e të arrestuarve në detaje:

Mbyllur në burg:

Taulant Marku, lindur në Lezhë, në 1986, banues në Torre del Lago, i papunë, aktualisht në arrest shtëpie për një akuze tjetër;

Mareldo Dragusha, i lindur në Shqipëri, në 1994, banues në Viareggio, i papunë, (arrestuar edhe sepse u gjet në flagrancë);

Kreshnik Lleshi, lindur në Shqipëri ne 1983, banues në Viareggio, i papunë

Miklovan Legisi, lindur në Shqipëri, në 1976, jeton në Piza, i punësuar

Mareglen Mhillaj, lindur në Shqipëri, në 1994, banor i Viareggio, kamarier, i padenuar me pare;

Narciso Cristian Petrucci, lindur Viareggio në 1983, pronari i nje biznesi;

Luca Poli, i lindur në Viareggio në 1977, banor i Viareggio, i papunë

Oussama Ghaouari, lindur në Marok në 1989, me banim në Pietrasanta, i punësuar;

Davide Quarta, i lindur në Brindisi, në 1986 me banim në Arnesano (Leces), i papunë;

Dritan Selmani, i lindur në Shqipëri, ne 1985, rezident, tregtar;

Në arrest shtëpie:

Giulio Bianchi, lindur në Carrara, në 1979, i papunë;

Maurizio Mari, lindur në Torino, në 1965, banor i Viareggio;

Bledar Marku, lindur në Shqipëri, në 1985;

Francesco Gherardi, lindur në Pisa në 1964, rezident, hotelier.

Ndalimi i qëndrimit në Viareggio:

Gentjan Cizmja, lindur në Shqipëri, në 1979, banor i Viareggio, punëtor vendas. Arrestuar në flagrancë:

Mareldo Dragusha, i lindur në Shqipëri, ne 1994, i papunë, ( ka marre vendimin për paraburgim);

Denisa Catiru, lindur në Rumani në 1988

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura