Shkarkohet nga detyra një tjetër prokurore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme me transaksionet financiare

May 23, 2022 | 10:59
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Murra.

Vendimi-per-Elveta-Murra

Gjatë seancës dëgjimore më 19 maj, KPK vuri në dukje se deklarimet e pasakta, të paplota dhe kontradiktore e nxirrnin prokuroren e Elbasanit me mungesë burimesh në disa transaksione financiare.

Përfaqësuesi ligjor i Murrës, avokati Koçi Mato i pranoi pasaktësitë në deklarime e dokumentacion, por kërkoi hapje hetimi duke thënë se provat e sjella tregonin ligjshmërinë e pasurisë së subjektit.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985.

Ajo punoi prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura