Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Tiranë/ KPK ngriti dyshime për…

| 16:58
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëqlim Mustafa.

Gjyqtari-Shkelqim-Mustafa-në-KPK-pas-vendimit-të-shkarkimit-nga-detyra-550x400

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni ngriti dyshime për zotërimin e një apartamenti në Tiranë, të padeklaruar në disa vite.

Mustafa e pranoi mosdeklarimin e adresave gjatë tre viteve dhe e konsideroi si një harresë. Ai shpjegoi se të dhënat në gjendjen civile kishin të bënin me pasaportizimin që jo domosdoshmërisht tregonin adresën e banimit.

Komisioni konstatoi gjithashtu se gjyqtari Mustafa nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike dhe në atë veting posedimin e një autoveture tip Benz, të blerë në shumën 35 mijë euro + 800 mijë lekë vlera e doganës, nga një i afërm i tij.

Në seancë u relatua se nipi i subjektit, i cili e kishte blerë makinën në Gjermani, nuk e kishte përdorur asnjëherë vetë. Sipas KPK, ai nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e kësaj pasurie.

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari tha në seancë se gjyqtari Mustafa e ka poseduar gjatë 7 viteve të fundit këtë makinë që i është dhënë për përdorim me autorizim nga pronari I.M., pa afat.

Mustafa deklaroi në seancë se nuk mund të thuhej se ai përdorte këtë mjet. Ai pretendoi se mjeti i përkiste një të afërmi tjetër, që jeton dhe zotëron prej vitesh aktivitete në Londër. “Vendosi të blinte një fuoristradë tip Benz dhe pasi kishte pasaportë angleze, e bleu në emër të nipit të tij dhe nipit tim I.M,”, deklaroi Mustafa në seancë.

Ai pretendoi se i afërmi tjetër kishte patur të ardhura për blerjen e mjetit dhe shtoi se KPK kishte konsideruar vetëm të ardhurat e një viti. /Birn/

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.