Shkarkimi i Prokurorit të Krimeve të Rënda, Salianji: Kulluri, rasti si Rama i keqpërdor dhe i flak nga sistemi

Nov 6, 2019 | 11:25
SHPËRNDAJE

salianji1Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me shkarkimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

“Përparim Kulluri është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.” shkruan Salianji ndërsa shton se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!

Postimi i plotë:

Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!

Ne nuk harrojmë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura