Policia sekuestron hotelin luksoz të Balilit, ja kontrolli nga dollapët deri poshtë krevatëve (video)

Nov 24, 2017 | 21:00
SHPËRNDAJE

Policia ka zbarkuar sot ne pronat e familjes Balili ne Tirane dhe Sarande, teksa ne kete video mund te shihni momentet e sekuestrimit te hotelit luksoz ne Sarande, Santa Quaranta.

dollape e sirtare

Sic edhe e tregojne pamjet, efektivet kane kontrolluar ne cdo cep te hotelit, nga dollapet, sirtaret, tualeti e poshte krevateve.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Ne nje tjeter video Policia ka treguar aksionin brenda hotelit.

Balili është ende në arrati dhe nuk është kapur nga Policia, por Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet ndaj tij.

Burime të “Panoramës” thonë se Krimet e Rënda kanë sekuestruar hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit.

Megjithatë, Prokuroria ka dyshime se hoteli është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili.

Gjithashtu, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokurorisë për sekuestron preventive të 20 apartamenteve në zonën bregdetare në pronësi të Balilit dhe familjarëve të tyre. Edhe për këto ka dyshime se janë blerë apo ndërtuar me para droge.

Pasuria e Klement Balilit, i cili ka mbajtur edhe detyra shtetërore si ishdrejtor Transportesh në Sarandë, ka qenë prej kohësh nën sitën e drejtësisë. Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se një viti dhe dyshimet janë se ai fshihet jashtë vendit. Emri i tij doli fillimisht në mediat greke në një megaoperacion kundër trafikut të drogës në të gjithë Ballkanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura