Shikoni pamjet/ Horrori në Tiranë, dezinfektohet banesa ku u gjetën të vdekura nënë e bijë

Jul 6, 2020 | 14:52
SHPËRNDAJE

Është dezinfektuar banesa ku u gjetën të vdekura nënë e bijë në Kombinat.

Në videon e siguruar nga Panorama.al, shihet momenti kur dezinfektohen ambientet e brendshme të shtëpisë ku jetonin viktimat Zhaneta e Anisa Josifi, si edhe vajza e mbijetuar Blerta.

Sipas dëshmisë së Blertës, motra e saj Anisa vdekur 15 muaj më parë, pikërisht ne mars 2019.

Në dëshminë e dhënë prej saj, siç raporton “Panorama”, motra ka qenë e para që ka nisur ritet e ringjalljes, duke qëndruar pa ngrënë për dy muaj deri sa vdiq.

Një vit pas vdekjes së saj, ajo dhe e ëma, Zhaneta, nisën sakrificën, duke mos ngrënë, por vetëm duke pirë ujë nga çezma që e filtronin me napa, luteshin dhe e lyenin kufomën e motrës së vdekur me uthull.

Deshmia tronditëse e Blerta Josifit 

Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në Kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë.

Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019.

Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrëne gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët.

Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë.

Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim.

Gjithë diten luteshim për të kthyer në jetë motrën.

Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej.

Pas kësaj, unë vazhdova ritin derisa erdhi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura