Shi e borë gjatë ditëve në vijim. Sinoptikania: Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në Tiranë

Jan 25, 2021 | 12:01
SHPËRNDAJE

bani3-768x391

Ndërsa prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet të mesëm e të lartë, sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani tha se do të kemi që prej mbrëmjes së sotme rënie temperaturash.

Bani foli për temperatura deri në -1 grade celsius edhe në kryeqytet.

Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes. Do ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.
Por, mëngjesi i nesërm do sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.

Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta regjistrohen të mërkurë dhe të enjte. Në Tiranë temperaturat arrijnë në 0 ose -1 gradë”,- u shpreh ajo në një bisedë me Skype për News 24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura