SHERR NË MES TË VLORËS/ Makina luksoze tenton të shtypë dy të rinjtë, njëri sulmon shoferin me thikë në dorë (VIDEO)

Jan 14, 2022 | 19:17
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” ka siguruar pamjet e një ngjarjeje të pazakontë që ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Vlorës. Një grindje mes disa të rinjsh ka sjellë përplasje mes tyre.

Fillimisht drejtuesi i një automjeti luksoz tenton të shtypë me makinë dy persona. Të rinjtë reagojnë menjëherë. Njëri prej tyre, i veshur me xhup blu, afrohet me thikë në dorë te xhami i makinës për të qëlluar shoferin.

Pas përplasjes me dy të rinjtë drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt për motive banale, apo mes personave të përfshirë ka një sherr të mëparshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura