Sherr i përgjakshëm me shufra hekuri dhe sëpata, tre të plagosur

Apr 24, 2018 | 23:28
SHPËRNDAJE

Tre persona janë plagosur në rrahjen para një lavazh në Tetovë, ku u përdorën edhe shufra hekuri dhe sëpata.

Sipas policisë, incidentin e raportoi një i punësuar në lavazh në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa ishte para lavazhit bashkë me kushëririn e tij me inicialet M.I., me automjet kaloi personi me inicialet C.D, 51 vjeç nga Zhelina, me të cilin edhe më herët kishin mosmarrëveshje.policia-3-660x430_1524595224-6590743

C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në anën e majtë të kokës. Në qërimin fizik të hesapeve u përfshi edhe kushëriri i M.I, i cili me sopatë goditi C.D. disa herë në kokë dhe pjesë të trupit. Ata u ndanë nga kalimtarë të rastit, kurse C.D. me makinë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës.

Te kushërinjtë M.I dhe M.I. u konstatuan dëmtime në fytyrë dhe duar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura