Sherr banal në Big Brother, Alba djeg me ujë të nxehtë Marsuelën

Apr 23, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

Banorët e shtëpisë ngacmojnë Diedonin dhe Marsuelën. Ata i kërkojnë Diedonit që të vazhdojnë lojën dhe që natën ta kalojë me Marsuelën. Ajo i afrohet në shtrat. Diedoni i thotë se do që të flejë vetëm natën e sotme. Banorët këmbëngulin që ai të vazhdojë lojën dhe nuk duhet ta ndërpresë.

Diedoni u thotë se vetë vendosi që ta nisë këtë lojë dhe e di po vetë se kur do t’i japë fund. Ai është i vendosur që lojën me Marsuelën ta lëri këtu.

Eleonora u thotë se kanë vizitor dhe i kërkon Marsuelës që të mos largohet nga shtrati i Diedonit. Ajo rehatohet në shtratin e tij. Në dhomën e gjumit hynë personeli i hotelit.

Alba po u shërben çajin. Ajo ka në dorë një filxhan me ujë dhe po i shërben Marsuelës. Alba bën një veprim që vjen nga xhelozia e saj. Ajo i hedh filxhanin e ujit Marsuelës.

Marsuela bërtet duke thënë se filxhani ishte me uji të nxehtë. Alba fillon ti kërkojë falje gjithmonë e veshur me petkun e aktrimit si shërbëtore. “Më falin zonjë më ra pa dashje,t’ju bëj një çaj tjetër” i thotë Alba.

Marsuela fillon të bërtas duke i thënë se ajo nuk është në terezi. “Çfarë bën kështu, më ujë të nxehtë luan” i thotë Marsuela. Ajo del për të kërkuar menaxheren e hotelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura