“Shënjestra kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu”/ Detaje të reja nga plagosja në Vlorë: Po pinin kafe, hyn një i maskuar dhe …

Jan 18, 2020 | 19:30
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës, mbrëmjen e sotme, ku mbetën të plagosur dy persona.

policia 1

Mësohet se të plagosurit janë Roland Çepaj dhe një person tjetër i quajtur Nikollaq Çepaj, që dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit, janë të afërt me njeri-tjetrin.

“Ishin dy persona që kanë qenë duke pirë kafe në një lokal lagjeje dhe në atë moment ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të njerit prej dy personave.

Dyshohet që shenjestër ka qenë Niku, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe më pas breshëria e plumbave ka prekur gabimisht dhe Roland Çepaj.

Autori është larguar në këmbë deri në një farë pike dhe më pas ka hipur në një mjet.

Të plagosurit të dy janë në sallën e operacionit ku po përpiqen t’i shpëtojnë jetën. Më rëndë është shenjestra i njohur me emrin Niku”,mëson Panorama.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në qendër të Vlorës, plagosen dy persona

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura