Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Zbardhen emrat e të plagosurve, policia u qepet pas autorëve  

Jan 18, 2020 | 19:19
SHPËRNDAJE

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qendër të qytetit të Vlorës, mbrëmjen e sotme (18 janar 2020).

policia_naten_6

“Panorama” konfirmon se të plagosur kanë mbetur dy persona Nikollaq Çepaj, 36-vjeç dhe Roland Çepaj, 27 vjeç, të dy me banim në Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura