Nuk i rezistoi tundimit të lirisë/ Arrestimi i Ardian Isufit një ditë pasi la qelinë, Balla: Amnistinë mos e marrin si dobësi, por si mesazh që t’i rikthehen një jete normale

Apr 26, 2024 | 16:27
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës, ka folur edhe në lidhje me arrestimin e Ardian Isufit, i cili kreu vjedhje vetëm disa orë pasi kishte lënë qelinë, duke përfituar nga amnistia.

4566

Balla tha se ata e dinë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për t’iu rikthyer aktivitetit kriminal.

Ai po ashtu tha se kërkon t’i rikujtojnë personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi, por si një mesazh që t’i rikthehen jetës normale, larg veprave penale.

Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korçë. Gjej rastin ti përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për ti rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal.

Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korçë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme.

Në këtë aspekt dua t’ju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që ti rikthehen një jete normale larg veprave penale.

Policia e shtetit në komunikim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale” tha Balla.

Sa i përket pra sezonit turistik dhe numrit të lartë të turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë, Balla tha se  pritet që gjatë këtij sezoni të vijn më shumë se 14 milion turistë dhe sipas tij Policia e Shtetit i ka gati të gjitha masa për përballimi e këtij fluksi.

Arsyeja e dytë e këtij takimi ka të bëjë me një moment të rëndësishëm që e kthen Korçën në kryeqytetin e festës së Pashkëve. Javës tjetër kemi të gjithë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e kësaj feste.

Jo vetëm qytetarë nga gjithë Shqipëria do ti drejtohen Korçës por gjithashtu vëllezërit dhe motrat në Greqi rikthehen për festa. Pas këtij takimi bashkë me drejtorin e Dvp Korçë do ikim në Kapshticë për tu takuar me autoritetet shqiptare dhe homologëve grekë për masat e marra në kohë për të shmangur trafikun. Ne presim një numër përtej 14 milion turistësh këtë vit dhe policia e shtetit i ka gati të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi në rritje.

Ne do të kemi një komunikim ditën e hënë lidhur me masat marrë nga të gjitha strukturat e policisë, nga të gjitha drejtoritë vendore sepse ajo që Shqipëria po dëshmon vit pas viti sa i përket turizmit, përmblidhet në tre dimensione kryesore. Shqipëria ofron një turizëm falë një natyre dhe destinacioneve të bukura turistike. Shqipëria është një vend mikpritës falë popullit shqiptar që e konsideron mikun njëlloj si zotin.

Shqipëria ofron siguri mbresëlënëse, e vërteta është se në 10 milion turistë që ka patur Shqipëria në vitin 2023, ajo që ka bërë lajm është që nuk kemi patur asnjë rast të ngjarjeve kriminale nga turistët. Qytetarët shqiptarë të gjithë e kanë kuptuar që turisti është objekt i rëndësisë së veccantë që duhet ta respektojmë dhe mbrojmë” shtoi Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura