Shembje masive në galeri, vdes minatori 49-vjeçar

Aug 31, 2012 | 14:17
SHPËRNDAJE

Zona D ku ndodhi ngjajra, ne minieren e Bulqizes

BULQIZE/ Po punonin në 1 km thellësi. Plagoset rëndë kolegu i viktimës.

Ngjarje tragjike në minierat e kromit Bulqizë. Një minator humbi jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bënë të ditur se Murat Kaceli, 49 vjeç, banor i Bashkisë Klos, humbi jetën tragjikisht në galerinë 1300 të Zonës së Re, ndërsa kolegu i tij, Abdulla Hoti, është aksidentuar rëndë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 14:20 në Zonën e Re, ish-zonë industriale e pellgmbajtësit 1280 në Krastë të Martaneshit. Shefi i Komisariatit të Policisë Bulqizë, Rakip Hoxha, tha se pak minuta pas njoftimit se në këtë zonë ka ndodhur një aksident në minierë, është nisur drejt Zonës së Re grupi hetimor për ngjarjen e ndodhur.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura