“Shefi më foli për hënën, për yjet!”, Bieta tregon si Alban Dudushi i rrëmbeu zemrën

Oct 14, 2017 | 20:37
SHPËRNDAJE

Pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Kroi Art, Bieta dhe Albani kanë treguar për emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës mbi jetën e tyre e mbi të gjitha si ka qenë fillimi i romancës së tyre.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës”, – është shprehur Bieta me shaka. “Fillimi ka qenë profesional totalisht. U prezantuam në Top Show, Albani ishte shefi dhe vazhdon të jetë ‘the boss’”.

642752__BJU8pDQCl

“Edhe unë pastaj abuzova me detyrën”, – ka ndërhyrë Albani me shaka.

“Është i ëmbël. Të bën të dashurohesh më fjalët që nxjerr nga goja edhekështu ma mori mendjen duke më folur për hënën, për yjet, për meteorët”, – ka shtuar Bieta.

Po Bieta si i aka fituar zemrën Albanit?

“Bieta u fut si të thuash në redaksinë e Top Show ndërkohë që ishte ende studente dhe me thënë të drejtën filloi të spikaste që atëherë përsa i pëkret propozimeve, ideve, mënyrës si diskutonte. Bënte një lloj diference me moshataret e saj. Të paktën mua më dukej kështu.”, – ka treguar moderatori i Top Show. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura