Serveri i tatimeve, PD kërkon zgjatjen e afatit të komisionit hetimor

Feb 6, 2016 | 11:13
SHPËRNDAJE

Opozita kërkon me ngulm që të zgjatet afati i komisionit hetimor të serverit të tatimeve.

Në një kërkesë dërguar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, opozita thekson se nuk do të lejojë në seancën parlamentare të 11 shkurtit diskutimin e asnjë çështje tjetër, pa u miratuar më parë me konsensus zgjatja e afatit të vepritmarisë së komisionit.

serveri-tatimeve“Kjo praktikë është e rrezikshme për rezultatet e vetë hetimit, sepse sjell vonesa të panevojshme që mund të dëmtojnë vetë përfundimet e hetimit, si dhe i shkakton dëm financiar Buxhetit të Shtetit. Nëse Komisioni Hetimor do të ringrihej nga e para, atëherë do të duhej të përsëriteshin të gjitha veprimet procedurale që janë realizuar, të cilat sjellin një kosto të panevojsëhme në burimet njerëzore dhe financiare (pagesa e deputetëve për pjesërmarrje në mbledhje, për ushtrimin e detyrave që i kanë përmbushur edhe më parë!)”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Komisioni hetimor për serverin e tatimeve, i ngritur me kërkesë të demokratëve, kishte një afat tre mujor, i cili përfundoi më 22 janar 2016.

Por opozita kishte kërkuar në komision shtyrje të afatit të veprimtarisë së tij, e cila nuk u pranua nga mazhoranca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura