“Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare”- Dorëzohet Daçiç: Asambleja Parlamentare e KiE pritet ta miratojë pranimin e Kosovës

Apr 16, 2024 | 13:20
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion.

Dacic

Sipas tij ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Megjithatë ai deklaron se kjo nuk do të triumfojë.

“Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Daçiç për B92.

“Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë ai duke shpresuar te vendimi i mëpastajmë i 16 majit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura