Sekuestrohen barna me vlerë mbi 15 mijë euro, po tentoheshin të kalonin kontrabandë

Oct 8, 2018 | 10:07
SHPËRNDAJE

Gjatë kontrolleve të një dërgese nga oficerët doganor në Han të Elezit të janë gjetur të fshehura barna me vlerë mbi 15 mijë euro.

IMG_1497-780x439

Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se oficerët doganor gjatë ekzaminimit të një dërgesa parciale e cila e cila kishte destinacion tregun e Kosovës kanë hasur në ketë sasi të madhe të medikamenteve respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave, të cilat nuk kanë qenë të deklaruara.

Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës./ Telegrafi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura