Sekuestrohen 25 tonë pajisje elektrike në Ankona, mediat italiane: Trafikim i paligjshëm i mbetjeve në Shqipëri

Feb 25, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

Mbi 25 tonë pajisje elektrike pa dokumentacion shoqerues jane sekuestruar në Portin e Ankonas, në Itali.5071710_1106_dogana

Mediat italiane shkruajne sot se mbetjet qe përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, pa asnje dokument shoqerues jane bllokuar nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët dhe ato do te trafikoheshin ne Shqiperi.

Hetimet kishin nisur me pare, nderkohe qe inspektimi i pare eshte bere me daten 4 shkurt, kur u kontrollua nje ngarkesë e dyshuar që përmbante pajisje elektrike që nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm të funksionalitetit, pra të klasifikueshëm sa i takon rrezikshmerise qe permbanin.

Ato ishin futur ne nje rimorkio gati per dergim jashte kufirit. Pajisjet do te niseshin nga porti i Ankonas dhe gjithcka brenda nuk kishte certifikatat funksionale të kërkuara dhe dokumentacionin që vërteton origjinën.

Më 14 shkurt, u sekuestrua 1 rimorkio plot me mbetje te nje sere pajisjesh elektrike dhe elektronike, po ashtu pa dokumentacion,  205 makina larëse dhe 22 furra ishin vendosur në rimorkio, për një sasi prej afro 18,700 kg.

“Këtë herë, ngarkesa e mbeturinave duhej të dërgohej – nga deti – në Shqiperi”- shkruajne mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura