“Së bashku në Parlament”, Tritan Shehu: Berisha promotor i Shqipërisë demokratike! Ky vend ka nevojë për…

Aug 5, 2021 | 23:14
SHPËRNDAJE

tritanshehu

Deputeti i zgjedhur i PD-së për Gjirokastrën, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se askush nuk e ndalon atë që të jetë në Parlamentin e ardhshëm. Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se Berisha është një promotor i Shqipërisë demokratike ndaj ai duhet të jetë së bashku me gjithë deputetët e tjerë në parlamentin e ri.

Sipas Shehut, e vetmja mënyrë se si mund të përmbyset një regjim i tillë, është duke u përballur me të në Kuvend.

Kujtojmë se më herët ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se askush nuk e ndalon atë që të jetë në parlamentin e ardhshëm. Gjithashtu ai njoftoi se ka dorëzuar dhe padinë e tij ndaj sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken pas shpalljes non-grata nga amerikanët.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Sot jemi ne muajin Gusht! Megjithese kane kaluar mbi tre muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, qe vetem per forme mund te quhen te tilla, Parlamentit te ri ne menyren me paradoksale, unike ne boten demokratike, do t’i duhet akoma kohe per tu formalizuar.

Se paku njerezit kane nje lehtesim tashme, nuk po shikojne ate Kuvend anti kushtetues122-sh, me 42 pupace. Por per te “sheruar” bemat tragjike te krijuara prej tij ne menyrat me butaforike ne sherbim te rregjimit, do te duhet kohe, gje qe varet shume nga PD per t’i rikthyer pluralizmit hapesirat e tij, tempullit te demokracise dimensionet e realizmin e tij, per te cilat ka nevoje ky vend, pavaresisht se jemi ne opozite.

Pikerisht sepse ne percojme vlerat, idealet, eksperiencen e PD deri me sot. Pikerisht sepse te gjithe neve ne ate Parlament qe po vjen, prej Kryetarit Basha e deri te deputeti me i thjeshte aty, prej deputetit me te ri e deri te promotori i Shqiperise demokratike Berisha, i gjithe grupi i yne ka jo vetem legjitimitetin e pa kontestueshem te votes se qindra mijrave, por dhe domosdoshmerine historike per te qendruar e perballur se bashku ne ate salle, per te transmetuar prej andej mesazhe demokratike e shprese per shqiptaret.

E kemi bere disa here me sukses kete, te rrethuar nga te panjohura e rreziqe, dyshime dhe optimizem, qe nga ai Parlament i 1991 ku megjithese ne minorance, prej andej arritem te ndryshojme Shqiperine, duke kerkuar e luftuar per te verteten e te drejten, ndonese edhe mund te kemi gabuar disa here.

Dhe sot ky vend ka perseri nevoje per nje permbysje te tille, qe vetem PD, duke hedhur ne beteje te gjitha kapacitetet e saj historike e te reja, mund ta realizoje. Mundesi tjeter nuk ka, ndryshe e ardhmja nen kete rregjim do te jete me e zeze per Shqiperine, shqiptaret, e pa qarte per  Rajonin, problematike per Partneret.

Ndryshe askush nuk do na besoje e respektoje, as shqiptaret e as partneret me te mire, dhe as do te mund te pretendojme ne mbeshtetjen e tyre e shperndarjen e ndonje “mjegullnaje” te krijuar perkohesisht. Te ardhmen ne do ta ndryshojme me luften tone, pune tone, qendresen tone. Asgje nuk dhurohet, por fitohet, se paku kete na ka mesuar eksperienca.

Lexoni edhe: “Më kërcënoi me dogmën e barit”/ Berisha i vendosur të hyjë në Kuvend, reagon ambasada e SHBA: Do të përdorim të gjitha instrumentet që…

Lexoni edhe: A është Berisha pro bashkëqeverisjes Rama-Basha? Ish-kreu i PD flet pas deklaratave të Yuri Kim për kompromis: Jam i bindur që…

Lexoni edhe: Në Parlament, por jashtë grupit demokrat? Sali Berisha: Do hyj ashtu siç më kanë votuar. Nëse nuk ka prova, PD-ja të mos pranojë diktatin!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura